Në kërkim të personave të pagjetur në Kënetën e Maliqit
Dritë jeshile dhe shpresë për zbutjen e dhimbjes së familjarëve të cilët prej vitesh apelojnë për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve në kampin e Maliqit.
Të burgosurve politikë dhe disa inxhinerëve iu ishte ngarkuar të thanin Kënetën e Maliqit, por mos realizimi i planit solli varjen në litar dhe pushkatimin e qindra të burgosurve, mes tyre inxhinierët, gjeometër e llogaritarë.
Gentiana Sula Kryetare e Autoritetit të Dosjeve thotë se janë piketuar zonat ku do të bëhen gërmime për gjetjen e eshtrave.
“Autoriteti ka marrë një detyrë nga parlamenti që të bashkëpunojë me institucionet vendore pa i mbivendosur përpjekjet me ta. Me policinë e shtetit është arritur një marrëveshje e rëndësishme, ne kemi disa indicie që vet qytetarët na kanë sjellë, kemi përpiluar një hartë që e kemi komunikuar rregullisht. E rëndësishme është se pari ato vende të raportuara mos tjetërsohen nga pushtetit vendor”, tha Sula.
Liljana Çoçoli dhe Ardita Repishti, familjare të të vrarëve në Kampin e Vdekjes thonë se përpjekjet e tyre disa vjeçare për të pasur një varr për të vrarët po shkojnë drejt zgjidhjes.
” Shpresojmë që shumë shpejt të kemi frytet e punës dhe urojmë që mbi të gjitha ata që janë të zhdukur të kenë një varr, ku të afërmit të vendosin një lule. Pavarësisht përpjekjeve tona, grup familjarisht kemi marrë një dorë dhe në përkujtim, asgjë tjetër. Brenda arkivoleve nuk ka eshtra të të afërmeve tanë, ka veç një grusht dhe”, thotë Liljana Çocoli.
“Besoj që është shumë e vështirë gjetja e eshtrave që familjarët janë të ndërgjegjshëm. Pothuajse të gjithë kemi familjare që kanë qenë njëherë në Maliq. Vuajtja ë këtyre njerëzve te njihet për kujtesë që ata vijnë me pas”, thotë Ardita Repishti.
Kampin e Vdekjes në Maliq numëronte 1800 të burgosur politikë, ndërsa për realizimin e tharjes së Kënetës duheshin të paktën 10.000 punëtorë.
Për qindra të vrarë dhe të zhdukur, që sot ende nuk kanë një varr, në këtë zonë është ngritur edhe një memorial në nder të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit