Në Kuvendin Kombëtar të PD-së janë prezent 1425 delegatë

30 Prill 2022 | 11:34

“Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike janë prezent 1425 delegatë.”

Kështu bëri të ditur deputeti Belind Këlliçi, pas raportimit nga Sekretariati Teknik dhe verifikimeve të kryea me anë të teknologjisë.

Në total, Kuvendi ka 1838 delegatë por në sallën e Pallatit të Kongreseve janë të pranishëm më shumë se gjysma, ndaj Këlliçi çeli zyrtarisht punimet e Kuvendit.

“Pas raportimit nga Sekretariati teknik dhe verifikimiev të kryera me anë të teknologjisë, rezulton sw në sallë janë 1425 delegatë. Për shkak se numri i përgjithshëm i delegatëve të Kuvendit Kombëtar është në total 1838 dhe në sallë janë më shumë se gjysma, konkretisht më shumë se 920 delegatë, deklaroj çeljen e punimeve të Kuvendit Kombëtar dhe aftësinë vendimmarrëse të tij”, tha Këlliçi.

Deputeti nënvizoi se Ky Kuvend është thërritur nga Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe me vendim të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026