Në makinën e tij u kapën 85 kg kanabis, arrestohet 26-vjeçari në Fier

23 Dhjetor 2022 | 08:39

Policia ka arrestuar ditën e sotme 26-vjeçarin, pronar i automjetit “Audi Q7”, në të cilin ditën e djeshme u gjetën 3 thasë kanabis që peshonin 85 kilogramë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë V. R., 26 vjeç, banues në Hamil, pasi me makinën e tij dy persona të tjerë po transportonin 3 thasët me kanabis.

“26-vjeçari është pronari i automjetit tip “Audi Q7”, me të cilin shtetasit A. T., 25 vjeç (i arrestuar gjatë operacionit) dhe N. R., 31 vjeç (i shpallur në kërkim), po transportonin 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg.”- njofton policia.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026