Pse nuk ka reaguar qeveria e Kosovës dhe ndërkombëtarët për rrëmbimin e grave serbe?
Eksperti i sigurisë Bedri Elezi thotë se nuk ka pasur një reagim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me rrëmbimin e disa grave serbe në veri të Mitrovicës.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Elezi nënvizoi se edhe ndërkombëtarët nuk kanë bërë një reagim publik për këtë çështje.
“Nëse nuk gaboj, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, por që unë nuk e kam dëgjuar që të reagojë zoti Kurti. Nuk ka pasur rast që të kem dëgjuar reagim, por nga Policia e Kosovës dhe nga ministri i Punëve të Brendshme ka pasur një reagim. Realisht, tanimë është e vështirë që të kemi një mundësi që të kemi deklarime të pavarura të komunitetit serb.
Në fakt, pozicioni ndërkombëtar është pak më ndryshe. Ata kanë qenë të kujdesshëm në deklarimet e tyre, pasi kanë konsideruar që në vazhdimësi mundet të keqpërdoren nga strukturat krimanale serbe, por në fakt është diskutuar mes përfaqësuesve të sigurisë të BE-së dhe KFOR-it me përfaqësues të Kosovës, por nuk ka pasur reagim publik”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Eksperti: 6 gra serbe po mbahen peng në Serbi, familjarët kanë humbur kontaktet
- Eksperti ngre alarmin: Grupet kriminale serbe po rrëmbejnë gratë e serbëve në Veri
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë