Në Maqedoninë e Veriut humbin jetën 11 qytetarë nga Covid-19

28 Shkurt 2021 | 18:52

Në Maqedoninë e Veriut 11 qytetarë të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj thekson se janë kryer 2533 teste të dyshuara për Covid-19, ndërsa 305 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkaq, një tregues tjetër pozitiv i pandemisë në RMV është edhe numri i personave të shëruar. Listës totale të të shëruarve i janë shtuar 167 qytetarë.

Nga shpërthimi i pandemisë numri i personave të diagnostikuar pozitivë me coronavirus në vendin fqinj është 102 787.

Kryeqyteti i vendit, Shkupi, është qyteti më i prekur nga pandemia, ndërkohë në total 3137 qytetarë kanë humbur jetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026