Në mbrëmje mbyllet java e shtatë e fazës së ligës, 9 duele në Champions
Emocionet e Champions League vijojnë edhe këtë të mërkurë ku luhen 9 përballje të tjera që do të përmbyllin javën e shtatë të fazës së ligës.
Skuadra si Bayern, Barcelona apo Juventus kanë përballë kundërshtarë të lehtë ne letër, por ky kompeticion di se si t’i surprizojë sportdashësit. Kampionët e Gjermanisë udhëtojnë drejt Belgjikës, aty ku i pret Royale Union, skuadër që ka 6 pikë në po aq ndeshje të luajtura. Favoritë për fitimin e përballjes është padyshim Bayern, që do të siguronte po ashtu kualifikimin direkt për në fazën tjetër.
Kampionët e Anglisë, Liverpool po ashtu zbresin në fushë, ku kanë përballë Marsejën sfidë që luhet në transfertë. Ekipi i De Zerbit po bën mirë dhe pritet që britanikët ti kenë jo të lehta llogaritë përballë tyre. Galatasaray-Atletico Madrid është duel i vecantë me spanjollët që dëshirojnë të jenë pjesë e tetëshes, ndërsa fitorja do ti bënte punë edhe kampionëve të Turqisë, që do të shkonin në kuotën e 12 pikëve.
Benfica e Mourinho mbetet një ekip i vështirë, por Juventus ka luksin të luajë në Torino ndaj portugezëve, ndërsa Barcelona sfidohet nga Slavia Praga në transfertë. Atalanta, Neëcastle, Chelsea apo Frankfurt po ashtu do të provojnë fatin e tyre në mbrëmje.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve