Në Presidencë s’punohet me komanda ushtarake, ‘babai i protokollit’ këshilla Begajt

13 Shtator 2022 | 21:04

Vangjel Mita ekspert për çështjet e protokollit thotë presidenti Bajram Begaj duhet të mbajë pranë vetes këshilltarë jo vetëm të shkolluar por edhe me përvojë.

Në emisionin ‘Sot’, Mita e këshilloi presidentin Bajram Begaj që të lërë shefin e shtabit në ushtri, pasi siç shprehet në presidencë nuk funksion me komanda ushtarake, por me këshillim dhe bashkëbisedim.

“Kam respekt për njohuritë e tij në aspektin ushtarak, por nuk bëhet në Presidencë me komandë. Në Presidencë bëhet me këshillim, bashkëbisedim, vjelje të mendimi dhe kjo vjen jo vetëm nga stafi i ngushtë. Por për të duhet të punojë edhe Ministria e Jashtme dhe komisioni i jashtëm. Nuk duhen marrë punonjës menjëherë sa fillon detyrën duhet të jenë me eksperiencë se në institucione të tilla si presidenca duhet të harmonizohet dija me eksperiencën se në diplomaci dhe sidomos në protokoll, në leksionet e kurseve diplomatike ka shumë orë dëgjesa dhe praktika për këto gjëra”, tha Mita, që njihet si babai i protokollit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026