‘Në protestë kishte kërcënime’, Çupi: Dëgjova njerëz që thoshin vdekje dhe vrasje
Analisti Frrok Çupi thotë se protesta e opozitës nuk solli asgjë të re, përveç një retorike të viteve ‘90 kur vendi kishte përballë regjimin komunist.
Në një intervistë për Euronews Albania Çupi u shpreh se retorika e njerëzve që folën në protestë ishte e mbushur me kërcënime dhe fjalë të tilla si vrasje apo vdekje.
Sipas tij, askush nga ata që folën në protestë nuk ngriti çështje që janë jetike për shqiptarët, siç janë taksat apo çmimet e larta.
“Ajo që u dëgjua në protestë ishin kërcënime, do të vrasim, do të hamë. E dëgjova një njëri që fliste në emër të biznesin i cili në një moment tha kam dashur të vras veten. Nuk mund t’i kthehemi retorikës së viteve ’90 kur përballë kishim regjimin komunist. Edhe një të ardhur nga Italia e dëgjova të thoshte vdekje, vdekje, vdekje, tri herë. Ajo që dëgjova nga Meta ishte një renditje faktesh, shifrash jo të vërteta. Ajo që dëgjova nga Berisha ishin të njëjtat gjëra të thëna prej 30 vjetësh. Nuk dëgjova asnjë ide si do zgjidhen gjërat, siç është ajo që shqetëson shqiptarët, çështja e çmimeve”, tha Çupi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë