Në PS po zhvillohet betejë për jetë a vdekje midis Veliajt dhe Ramës, thotë Berisha

14 Tetor 2022 | 12:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se brenda Partisë Socialiste po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje midis kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit, Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se deri më tani, këtë betejë e ka fituar Veliaj.

Berisha nënvizoi se nuk do të ndërhyjë në rivalitetin midis tyre.

“Sa i përket betejës që zhvillohet brenda Partisë Socialiste, është e qartë që është një betejë për jetë a vdekje midis Erion veliajt dhe Edi Ramës. Siç e shihni, deri tani këtë betejë e ka fituar dhe po e fiton Erion Veliaj. Ne i konsiderojmë ata, si të keqen më të madhe të këtij vendt, por në rivalitetin e brendshëm midis tyre nuk ndërhyjmë”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit

Është zbardhur agjenda e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila do të zhvillohet të premten në Pallatin...
15:23 | 21/07/2026

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026