“Në Tik-Tok bullizmi më prezent se në rrjetet e tjera”, Dine: Përse s’duhet lejuar
Vetëvrasja e 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës është kryefjalë e mediave prej ditës së djeshme, ku nga ngjarja shumë qytetarë shprehen të shqetësuar.
Psikologia Borjana Dine në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania është shprehur se në vitin 2023 është rritur gjuha e urrejtjes dhe bullizmit.
Ajo theksoi se ‘Tik Tok’ është një shqetësim që duhet të ngrihet në nivel kombëtar.
“Jemi një katastrofë e vërtetë, në vitin 2024 do të bëjmë të gjithë raportin tonë të vitit 2023, të një viti të plotë. Nga informacionet që kemi mund të themi se gjuha e urrejtjes e bullizmit përmbajnë format kryesore të dhunës online. Përgjithësisht është “Tik Tok” ai që përmban numrin më të lartë të çdo raportimi.
Jam kundër përdorimit të ‘Tik Tok’ sepse shfaq vetëm arrogancë dhe një elementë jo fortë pozitiv në shoqërinë tonë. Fakti se kemi një humbje jete na tregon shumë mirë që ‘Tik Tok’ dhe dhuna online është një prioritet në nivel kombëtar. Kjo është një këmbanë alarmi për të gjithë ne”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima