Në zgjedhje që në 1991, Sali Berisha për Euronews: Kjo ishte fushata më e bukur

6 Maj 2025 | 22:39

Kryetari i Partisë Demokratike dhe kreu i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Sali Berisha ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth pritshmërive për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndërkohë që vetëm katër ditë na ndajnë nga zgjedhjet, Berisha u shpreh se kjo fushatë është ndër fushatat më të bukura në memorien e tij.

“Fushatat do i gruponim në dy grupe, ato që bën kur je në qeveri dhe ato që bën kur je në opozitë. Në këtë aspekt, kjo është një nga fushatat më të bukura në memorien time, sepse këtu ti takon njerëz të lirë që mbushin sheshet, mbushin sallat dhe derdhin të gjithë entuziazmin e tyre dhe energjinë pozitive në funksion të fushatës.

Fillimisht unë këtë e pash në diasporë dhe mendova që ky entuziazëm e optimizëm vjen se ata kanë qenë të shkëputur, por më pas ky entuziazëm dhe optimizëm vërshoi dhe në të gjitha takimet që unë kam bërë nga jugu në veri të Shqipërisë.

Është një fushatë e cila karakterizohet nga një frymë shprese dhe optimizmi, karakterizohet nga një mbështetje e fuqishme dhe e gjerë, ndërkohë që krahu tjetër i vendos karriget dhe numëron punonjësit që kanë firmosur për të shkuar, këta janë njerëz të lirë që mbështesin Partinë Demokratike. Ndaj është një nga fushatat më të bukura në memorien time”,-tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026