Nebi Hoxha flet në “Balkan Talks” për problemet e biznesit shqiptar në Maqedoninë e Veriut
Nebi Hoxha, kryetar i “Odës Ekonomike në Maqedoninë Veri-Perëndimore”, gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” foli për problematikat specifike me të cilat përballen bizneset në Maqedoninë e Veriut dhe idenë e minischengenit Ballkanik.
“Problematikë kryesore në biznesin shqiptar paraqitet mungesa e kuadrove profesionale të cilat janë të pakta në vendin tonë dukë pasur parasysh se kërkojmë një rritje ekonomike. Një zhvillim ka pasur sektori i ndërtimit që kishte rritje me 30% në njërën anë, kurse në anën tjetër kishim lëvizje të fuqisë punëtore,”- u shpreh z. Nebi.
Z. Hoxha u ndal dhe te një problematikë tjetër e cila nuk prek vetëm bizneset shqiptare, por të gjitha bizneset në Maqedoninë e Veriut.
“Një ndër problemet kryesore të bizneseve në vendin tonë janë është infrastruktura rrugore dhe hekurudhore e dobët. Do të veçoja korridorin që na lidh me Shqipërinë ku nuk ka hekurudha dhe kostot e transportit të mallrave arrijnë në vlera shumë të larta”,- tregon Nebi Hoxha.
Gjatë kësaj periudhe Maqedonia është përballur dhe me pandeminë e Covid-19 dhe për këtë qeveria ka pasur një ndjeshmëri më të madhe ndaj bizneseve.
“Kemi një mori masash të cilat janë propozuar nga dhoma jonë ekonomike dhe gjenden në pakon e katërt. Prandaj mund të themi që jemi të kënaqur me masat që qeveria ka ndërmarrë për mbrojtjen dhe subvencionimin e bizneseve, por mbetet të shohim implementimin e tyre,”- tregoi Nebi Hoxha.
Z. Hoxha tregon se sugjerimet e “Odës Ekonomike” janë marrë parasysh nga qeveria.
“Humbje të vendeve të punës ka pasur, por jo aq në numër duke pasur parasysh, që masat emergjente ishin të parat që u morën duke subvencionuar pagat e punëtorëve”,- rrëfen zoti Hoxha.
Sipas z. Hoxha Maqedonia e Veriut ka arritur që në këtë situatë pandemie të mbajë të punësuarit në vendin e punës dhe këta që vazhdojnë të punojnë të ndikojnë te zhvillimi i ekonomisë,
Një tjetër prioritet i “Odës Ekonomike” është infrastruktura e mbetur përgjysmë. Prioritet janë rruga Shkup- Bllacë që e lidh me Kosovën, rruga e Arbrit, Shkup-Tiranë, Korridori i tetë dhe rruga Tetovë- Prizren të cilat do ndërtohen në këtë mandat të qeverisë Zaev. Z. Hoxha gjatë intervistës tregoi se pse Maqedoni e Veriut është më e avantazhuar nga investimet e huaja.
“Në fakt ligji i për investime të huaja, konkretisht ideja për krijimin e zonave të lira industrial paraqet një avantazh në krahasim me rajonin, ku investitorët e huaj kanë një mori përparësish si në aspektin e lirimit të taksave dhe aspektit të doganës e produkteve që importojnë,”- tha z. Nebi.
Në fund të intervistës gazetari Franko Egro e pyeti dhe për Marrëveshjen e Uashingtonit dhe se si e shihte z. Hoxha këtë marrëveshje. Ai u shpreh se do donte që të bënim pjesë të gjithë shtetet te shengenin evropian dhe tregoi arsyet për këtë.
“Nëse na vendosin në një minishengen, do na vendosin në një pako, e cila do të thotë që nëse njëra nga shtetet nuk plotëson standardet të cilat kërkon BE do ngadalësoj procesin edhe të shteteve të tjera,”- u shpreh z. Hoxha.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta