Negociatat, Duma: Vidhet ajo që na falet, Beqja në krye të rrjetit antikorrupsion
Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PD, Grida Duma ka folur për Integrimin si dhe për vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.
Duma tha se pas hapjes së negociatave, PS ka emëruar që të menaxhojë fondet e BE, Ilir Beqjan, që sipas deputetet doli nga politika pasi akuzohet për korrupsion. Duma lëshoi akuza ndaj qeverisë duke thënë se kjo e fundit vjedh dhe atë që na e falin, referuar hapjes së negociatave.
“Sapo u hapën negociatata, sapo do të tenderohen fondet, vendoset në krye të një strukture që duhet të jetë shembull për anti-korrupsionin një individë, i cili ka dalë nga politika sepse ka akuza për korrupsion. Nuk e di se çfarë halli ka pasur zotëria që e ka marrë si detyrë. Shqiptarët automatikisht tani mendojnë se edhe ajo që na falet duhet të vidhet. Në këtë situatë jemi. Efiçenca e fondeve IPA është e mbartur me një krizë e menaxhimit IPA që janë me 30 faqe të projekteve problematike.”- shprehet Duma.
Ndër të tjera Duma nuk i kurseu kritikat në lidhje me ndërtimet në vend, duke shtuar se politikanët hanë dreka e darka në objekte luksoze dhe bëjnë sikur nuk i shohin ndërtimet pa leje.
“Kam bindjen që të gjithëve i ka ndodhur një moment që as qesh, as qan dot. Keni bërë pafund ‘sikur’ me Integrimin. Është e njëjta Shqipëri, e doktor gjilpërës por nëse do kishte dhënë recetat, do kishte thënë: “O njerëz me ngadal se nuk shërohet një i sëmurë mendor duke i dhënë ilaç vaj kapslliku”
Dëgjova që tha IPA 3 do ketë 20 e ca milion. Sot po legalizoni? Çfarë? Pronat që nuk i keni parë në mes të Tiranës me objekte luksoze atje ku hani dreka e darka, aty te Liqeni s’kishit parë një 7 katësh nga kishte mbirë. Nuk e di në ka ndonjëri qëndrim tjetër, por duhet të jetë optimist se ne dhe rrugët e reja na duken të vjetra në sekond. Ka ardhur pushtuesi ka bërë bulevard perandorak dhe ne e mbajmë si pamjen më të bukur të kryeqytetit”-theksoi deputetja.
Një vmendje i ka dhënë edhe rrugëve duke thënë se ka dëgjuar që shoferët shmangin autostradën Tiranë-Durrës për shkak të aksidenteve.
“Nuk e di në ka më njeri që quan autostradë Tiranë-Durrës se kam dëgjuar njerëz që thonë nuk kalojmë më se ka gjithmonë në aksident. Ndodh aksident tha një tjetër, por më mirë që nuk e riparojnë se do të ecin më shpejt. Është si ato sofizmat, plaku shpejt se po u rinove harxhon jetën. Është gallatë e madhe propaganda juaj”, tha Duma.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor