Negociatat për Presidentin me ‘PD-në zyrtare’, thotë deputetja socialiste

5 Prill 2022 | 21:29

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka thotë se negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës do të jenë me grupet zyrtare në Kuvend.

Bushka tha se deri tani negociatat janë bërë me kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj.

“Procesi është parlamentar dhe nuk mund të hyjmë në konfliktet brenda PD. Negociatat janë zyrtare dhe negociatat do të bëhen me grupet zyrtare”, tha përfaqësuesja e PS.

Bushka tha se mazhoranca socialiste po bën përpjekje për të zgjedhur një president me konsensus të gjerë.

Sipas deputetes socialiste, mazhoranca kërkon të zgjedhë një President të ri me konsensus të gjerë pavarësisht se i ka votat e nevojshme në Parlament për ta zgjedhur kreun e shtetit në mënyrë të njëanshme.

Duke iu referuar takimit që ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka pasur të martën me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeja, Bushka tha se nuk ka presion nga SHBA për zgjedhjen e Presidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026