Negociatat PS-Rithemelimi, avokati zbulon detaje: Presidenti do zgjidhet nga populli
Avokati Jordan Daci është shprehur në negociatat mes PS dhe Rithemelimit për ndryshimet kushtetuese, mund të vendoset edhe zgjedhja e Presidentit nga populli.
Komentet Daci i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kishte bindjen se kjo mund të ndodhë.
Ai foli edhe për Reformën në Drejtësi, për të cilën tha se ka problemet e veta, pasi sipas tij, Gjykatat e Apelit mungojnë dhe ka mbingarkesë dosjesh për prokurorët.
“Mendoj se pjesë e ndryshimeve do të jetë edhe prekja e Kushtetutës në raport me zgjedhjen e Presidentit. Mendojmë se do të shkojmë drejt zgjedhjes së Presidentit nga populli. Reforma në drejtësi është parashikuar nga shumë njerëz. Kemi parashikuar pasojat.
Tani jemi përballë një situate që edhe sikur të ishte reforma më perfektë në botë, kur një reformë bën 6-7 vite bëhet një analizë dhe përmirësohet. Është një nevojë urgjente sepse nuk kemi Gjykata Apeli.
Prokurori nuk ka vend ku të ulet sepse ka dosje lart e poshtë, edhe në karrige ka vënë ndonjë dosje. Nuk mendoj se mund të kthehet në një komision anti-SPAK. Mund të ketë një tendencë për t’u ndalur pak hovin prokurorëve që janë bërë si të mbinatyrshëm”, tha Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë