Nën arrest shtëpie, del video e Berishës duke u ajrosur në tarracën e pallatit
Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet që prej datës 30 dhjetor në “Arrest shtëpie”, me mbikqyrje policore.
Teksa i ndalohet dalja nga banesa, Berisha ka zgjedhur tarracën e banesës së tij për t’u ajrosur dhe për të marrë rreze dielli.
Në një video të siguruar nga Euronews Albania, Berisha, shihet duke kryer ecje në ambientet e ballkonit që është në katin e fundit të pallatit ku ai banon në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Sipas vendimit të GJKKO Sali Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij, si dhe nuk duhet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi me të.
Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut