Nenad Çanak: Pse Kisha Ortodokse Serbe nuk reagon ndaj protestave
Në emisionin Balkan Talks këtë të premte, në një lidhje live, foli politikani serb Nenad Çanak, i cili trajtoi situatën në Beograd dhe protestat e studentëve atje.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Franko Egro, mbi mungesën e reagimit nga Kisha Ortodokse Serbe ndaj protestave, Çanak tha se kjo është një çështje delikate për institucionin fetar, i cili ndodhet mes presionit politik dhe interesave financiare.
“Kisha Ortodokse Serbe ndodhet në një situatë problematike. Nëse mbështet studentët, do të humbasë të ardhura të mëdha që regjimi po i jep për ta pasur në anën e vet. Nga ana tjetër, një mbështetje e hapur për qeverinë do të bënte që Kisha të humbasë shumë besimtarë,” tha Çanak.
Ai theksoi se studentët janë një grup i vështirë për t’u manipuluar.
“Nuk mund t’i gënjesh, nuk mund t’i korruptosh dhe nuk mund t’i pajtosh. Ata janë fëmijë të dikujt, nipa të dikujt tjetër, dhe familjet e tyre i mbështesin. Në këtë moment, të gjithë po mbrojnë fëmijët e tyre dhe kjo mbrojtje ka bashkuar Serbinë pas dekadash ndarjeje,” shtoi ai.
Sipas Çanakut, heshtja e Kishës Ortodokse Serbe është një strategji pritjeje për të parë se si do të zhvillohet situata politike në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 09:02 Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?
- 08:43 Të shtëna pranë Pallatit Presidencial në Mexico City, një i vdekur dhe dy të plagosur
- 08:43 Finlanda mbyll një pjesë të hapësirës ajrore pranë kufirit me Rusinë
- 08:36 Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)
- 08:35 Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?