Nënkryetari i PD-së tregon prapaskenat e bashkimit: Çfarë po ndodh

18 Tetor 2022 | 21:24

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi se bisedimet me grupin tjetër në këtë forcë politike janë duke përparuar.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Boçi u shpreh se ka pasur edhe rezultate nga këto bisedime, pasi disa deputetë janë afruar.

“Sinqeriteti ka të bëjë me ekzistencën apo jo të vullnetit politik, nuk jemi në rrafshin e marrëdhënieve njerëzore, por jemi në rrafshin e marrëdhënieve politike. Ai që duhet të dominojë është vullneti për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje. Në këtë rast, ne jemi duke bërë bisedime me deputetë që kanë mendime të ndryshme.

Nuk kemi një grup të formatuar dhe brenda deputetëve ka diversione të ndryshme. Bisedimet tashmë janë në evolucion e sipër. Ne kemi biseduar dhe ka pasur edhe rezultate. Ka pasur deputetë që janë afruar, pra kemi korrur një lloj rezultati”, theksoi ai.

Pas mbledhjes me grupin e PD, deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi se partia duhet të dalë me një kandidat të vetëm, për çdo bashki në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Më herët gjatë ditës së sotme, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka qëndruan në takim kokë më kokë për rreth 90 minuta në një nga lokalet e Tiranës.

Pas takimit, të dy refuzuan të jepnin detaje rreth asaj që kishin biseduar, por deklaruan se do të ketë një takim të dytë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026