Nënkryetarja e Leposaviçit konsumoi drogë në zyrë. Gazetari zbulon detaje…

30 Janar 2024 | 18:43

Gazetari Venhar Isufi ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar një video e cila qarkulloi mbrëmjen e djeshme në mediat e Kosovës, ku dukej nënkryetarja e komunës së Leposaviçit,  Dragana Miletiç, teksa konsumonte drogë brenda ambienteve të komunës.

Gazetari tha se përveç shkarkimit të nënkryetares, tashmë po hetohet edhe për zbardhjen e gjithë ngjarjes pasi ka dyshime se edhe punonjës të tjerë kanë qenë të përfshirë.

“Në fakt nënkryetarja e komunës së Laposaviçit, është zënë duke përdorur lëndë narkotike, kokainë apo lëndë të tjera. Ajo është shkarkuar nga detyra, por ka dyshime se edhe zyrtarët të tjerë që vijnë nga komuniteti serb mund të jenë të përfshirë në këtë vepër penale, për të përdorur lëndë narkotike në ambientet e komunës së Leposaviçit.

Bëhet fjalë për punonjës. Këto mund të jenë tendenca për ta vendosur kryetarin në pozita të palakueshme, pas gjithë atyre vendimeve që ka marrë duke punuar në komunën e Leposaviçit. Për këtë arsye hetuesit e departamentit për narkotikët janë duke punuar intensivisht për të zbardhur të gjithë rastin”,-tha gazetari Venhar Isufi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026