Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Itali, anija “Libra” dhurohet për ushtrinë!

8 Prill 2025 | 19:28

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nënshkruan nisjen e bashkëpunimit mes shoqërisë “Fincantier” dhe shoqërisë shqiptare ‘KAYO’ për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale, dhe nënshkrimin e Letrës së Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.

 “Jemi duke punuar për të krijuar një sinergji të rëndësishme mes dy brigjeve të Adriatikut për të shkuar përpara dhe për të transformuar më tej këtë miqësi të vjetër me Italinë në një gjë të mirë për të dy popujt. Jetojmë në një kohë me sfida të cilat nuk i imagjinoni, disa vite më parë. Është e qartë për të gjithë që duhet të bashkojmë gjithçka që mundemi, por nuk kanë rëndësi nëse është e madhe apo e vogël por e rëndësishme është arritja. Ky bashkëpunim me Italinë bëhet më strategjikë dhe më i rëndësishëm dhe lidh interesat mes dy vendeve tona. Dua të falënderoj veçanërisht skuadrën ushtarake të Italisë që me  përkushtim treguan një tjetër mbështetje  dhe këtë herë jo në tokë por në det”,-tha kryeministri Edi Rama.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto,  tha se raportet mes Shqipërisë dhe Italisë po përjetojnë një fazë shumë pozitive reciprokisht, dhe kjo do të përforcohet më tej.

Ne jetojmë në kohë të vështirë ndaj kombet duhet të kuptojnë që duhet të bashkëpunojmë më ngushtë së bashku. Prej ditës së sotme do të rrisim nivelin tonë të bashkëpunimit që do të forcohet. Nën udhëheqjen e kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni për të forcuar bashkëpunimin në të gjitha fushat”,-Guido Crosetto.

Së bashku me anijen Libra, paraditen e të martës në portin e Durrësit u ankoruan dhe dy anije të tjera.

Ceremonia zyrtare u organizua në bordin e anijes historike “Amerigo Vespicci”, e njohur si një nga anijet më të bukura në botë, me siluetën e saj mbresëlënëse dhe velat tradicionale.

“Vespucci është një ambasadë, një ambasadë e kulturës detare italiane, por edhe e kulturës italiane “made in Italy”. Ajo çon nëpër botë një ide përsosmërie, bukurie dhe cilësie dhe besoj edhe të shpirtit të skuadrës që karakterizon ekuipazhin por mbi të gjitha shpirtin me të cilin Italia është këtu”, Marco Alberti, ambasadori Italian në Shqipëri.

Forca Detare mori në dorëzim anijen patrulluese “Libra”, e cila pritet të kontribuojë në forcimin e sigurisë detare.

 “Anije që ka kapacitete të mira operacionale, e integrueshme me kapacitetet  e NATO-s dhe do të shërbejë jo vetëm me misionet në interes të sigurisë dhe paqes në hapësirën detare të Shqipërisë por edhe në Mesdhe, ku detyrat e NATO-s do na kërkojnë. Është një kapacitet i shtuar”,- Adnand Agastra, nën/admiral.

Një tjetër anije e ankoruar në Portin e Durrësit është Katamarani “Lo Spirito di Stella”. Anija “Amerigo Vespucci” e cila rikthehet në Durrës pas më shumë se dy vitesh do të qëndrojë e hapur për tre ditë, ndërsa anija Libra deri më 21 prill.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026