Nëntori shënoi rekord aksidentesh, 81 % më shumë se një vit më parë

19 Dhjetor 2023 | 17:39

Muaji nëntor i këtij viti ka shënuar një numër rekord aksidentesh. Sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë vendin janë regjistruar 167 aksidente. Në shumicën e aksidenteve janë përfshirë drejtues mjetesh të moshës 25-34 vjeç.

Aksidentet në vendin tonë në muajin Nëntor, kanë ardhur në rritje. Nga 92 të ndodhura një vit më parë, këtë vit ka 167 aksidente në muajin Nëntor. Një rritje me 81,5% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.

Shumica e aksidente kanë ndodhur si pasojë e drejtimit të gabuar të shoferëve të mjeteve, ku ne 88% të raste janë shkaktarët kryesore.

Të rinjtë vijojnë të jenë ata më problematikët. Ku nga grupmosha 25-34 vjeç,  zënë 34,7% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Sa i takon ditëve të javës, e mërkura rezulton të jetë më problematike, ndërsa dita e hënë është ajo që ka shënuar më pak të tilla, me 8.9%.

Ndërsa numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke zënë 22,8% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Ndërkohë nga Janari e deri në muajin Nëntor të këtij vitit, janë shënuar 1.128 aksidente rrugore, ndërkohë numri i të aksidentuarve është 1.531 persona. Aksidentet rrugore, në 12,0 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026