“Nëpër gjurmët e Tasos”, çelet në COD ekspozita e artistit Anastas Kostandini
“Nëpër gjurmët e Tasos” titullohet ekspozita e hapur mbrëmjen e të mërkurës në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
Ekspozita e artistit Anastas Kostandini (Taso), kuruar nga Rubin Kadiu mblodhi në natën e hapjes shumë personalitete të artit, kulturës, ekranit por edhe të politikës dhe jetës sociale në vend, në një mbrëmje ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.
Ekspozita me veprat e Tasos fton të eksplorojmë sfera të njohura dhe fantastike të artistit dhe na udhëheq përmes një narrative të endur me simbolika, me ngjyra dhe teksturë, duke shpalosur thelbin e shpirtit të tij krijues e dukemanifestuar ndikimin e thellë në skenën e artit bashkëkohor.
“Vërtetë është një ngazëllim për mua të tregoj punët e mia këtu. Mua më intereson ajo që nuk është periferike, që nuk merret në konsideratë, që nuk është apriori për një motiv arti, pasi duke jetuar thellë jetën time, përpiqem të çliroj nga një qytet që ka një peizazh marramendës” – tha Kostandini.
I ndikuar nga veprat e mjeshtërve, si Picasso, Dali dhe Kandinsky, Tasoja ngulmon për të bashkuar traditën me të renë, duke i hapur rrugën stilit të tij të veçantë.
Anastas Kostandini lindi në Pogradec (29 korrik 1954), qytet ku jeton ende sot. Një nga punimet më të njohura ku Tasoja është bashkautor, është mozaiku “Albania” në Muzeun Historik Kombëtar. Në vitin 1991 iu dha titulli “Piktor i merituar”.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
- 19:43 Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)