“Nga bosët e krimit te…” – Vangjeli nxjerr listën e atyre që kanë përdorur Sky ECC

12 Nëntor 2024 | 21:57

Gazetari Lorenc Vangjeli tha në emisionin Now në Euronews Albania se e kishte denoncuar ekzistencën e platformave të enkriptuara vite më parë dhe kishte treguar se posedues të saj janë politikanë të lartë, ministra, ish-ministra, anëtarë të sistemit të drejtësisë dhe disa nga bosët më të mëdhenj të krimit.

Ai e cilësoi propozimin e opozitës për vetëdeklarim të të gjithë politikanëve që kanë përdorur Sky ECC të pazbatueshëm dhe në kundërshtim me kushtetutën.

“Është një propozim politik, por jo juridik. Tenton, nisur nga klima e përgjithshme, që duan të tregojnë mazhorancën si bartësen kryesore dhe të vetme të saj dhe që kjo dëshmon lidhjen e saj me krimin.

Është një gjë që nuk ka qenë e paligjshme në kohën kur përdorej, është një faull moral por jo penal.

Por edhe ideja se duke qenë posedues i një aparati të tillë të bën fajtor me një ligj të veçantë tentohet të krijohet një fajësi kolektive, ndërkohë që fajësia mund të jetë vetëm individuale. Mjeti më duket i gabuar. Ligjërisht është e pazbatueshme dhe bie ndesh me kushtetutën dhe ligjet”, tha Vangjeli.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare

Pasiguria financiare po ndikon gjithnjë e më shumë në planet e shqiptarëve për daljen në pension. Sipas një sondazhi ndërkombëtar të kryer nga OECD-ja, burrat...
16:04 | 03/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026