Nga Kavaja në Kamëz, PS fiton thellë Këshillat Bashkiakë në qarkun e Tiranës
Përveç Kavajës, bashkitë e qarkut Tiranë janë fituar nga Partia Socialiste sa i takon Këshillave Bashkiakë.
Në disa zona numërimi nuk ka përfunduar ende i gjithi, ndërsa rezultatet deri tani janë si më poshtë vijon:
Ka përfunduar numërimi në të gjitha qendrat e votimit në Vorë për Këshillin Bashkiak. Partia Socialiste kryeson me 13 mandate, pasuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 4 mandate.
Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë ka marrë 2 mandate, ndërsa Partia Republikane dhe Fryma e Re Demokratike vetëm nga 1 mandat.
35 qendra votimi nga 92 total janë numëruar deri tani në Kavajë. Edhe në këtë qytet kryeson Partia Socialiste me 15 mandate duke u pasuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë që ka fituar 9 mandate.
Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë ka marrë 3 mandate, ndërsa Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokratike kanë nga 2.
Në Rrogozhinë ka përfunduar numërimi për Këshillin Bashkiak. Votat e grumbulluara të përkthyera në mandate janë si më poshtë:
Partia Socialiste ka marrë 9, “Bashkë Fitojmë” 4, Partia Demokratike 3, Partia Socialdemokrate, ndërsa nga një mandat ka marrë Partia Republikane Shqiptare, Partia Lëvizja e Legalitetit dhe Mitat Daja që ka garuar si individ dhe jo parti.
Edhe në Kamzë ka përfunduar numërimi ku mandatet në numrin më të lartë i ka marrë Partia Socialiste. Ajo ka grumbulluar 43.09% të votave që përkthehen në 19 mandate. 11 mandate i ka marrë “Bashkë Fitojmë”. Partia Demokratike ka marrë 3, Partia Socialdemokrate 2, ndërsa Partia Republikane e Shqipërisë, Partia Lëvizja e Legalitetit dhe Aleanca Liberale e Djathtë kanë fituar nga 1 mandat.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë