Nga skandali i TIMS tek ngjarja Pogradecit, dritëhijet e Rrumbullakut në 2 vite
Muhamet Rrumbullaku u emërua në krye të policinë në shtator të vitit 2022 pasi qeveria shkarkoi nga detyra për mos përmbushje të objektivave Gledis Nanon, një vendim që sot është shpallur i paligjshëm nga shkalla e parë e drejtësisë.
Në këtë detyrë ai u katapultua teksa mbante postin e drejtorit të përgjithshëm të agjencisë së mbikqyrjes policore.
Për rreth 1 vit Rrumbullaku punoi me Bledi Çuçin si ministër i brendshëm e më pas për 1 vit tjetër me Taulant Ballën.
Ky i fundit sipas burimeve kishte tentuar largimin e Rrumbullakut të cilin dikur në opozitë e akuzonte si pjesë të grupit çiftelia, por pa sukses.
Gjatë kësaj periudhe 2 vjeçare në polici nuk kanë munguar ngjarjet e rënda dhe skandalet.
Fillimisht Rrumbullakut kur u prezantua në detyrë, iu kërkua nga Kryeministri Rama të zbardhte të vërtetën mbi fatin e Ervis Martinaj, kërkesë që nuk u plotësua, veç deklaratave shablon, “hetimet vazhdojnë”.
Tentativa për të ndërhyrë në sistemin TIMS dhe roli dyshues i Rrumbullakut mbi veprimet dhe mosveprimet e tij që dolën në komisionin hetimor ku u pyet si dëshmitar ishin një tjetër ‘pikë e nxëhtë’ në drejtimin 2 vjeçar.
Vrasja e Egli Progës në Pogradec dhe lufta që policia i shpalli për këtë ngjarje prokurorisë e medias, ishte një tjetër zhvillim që shënjoi udhëheqjen e uniformave blu nga Rrumbullaku.
Gjatë kësaj periudhe në krye të policisë Rrumbullaku nuk është sulmuar nga opozita, qeveria e së cilës para vitit 2013 kur ishte në pushtet e promovoi në detyra të larta dhe rëndësishme.
LEXONI GJITHASHTU:
Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri