Nga vizita e Blinken te nderimi i Dumanit, ambasada e SHBA ndan mesazhin për fundvit

31 Dhjetor 2024 | 12:06

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka ndarë një mesazh të veçantë për fundvit, ku rendit disa nga momentet më të spikatura të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA gjatë vitit 2024.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, e ngarkuara me Punë, Nancy Vanhorn, ndau arritjet kryesore të ambasadës gjatë vitit që po mbyllet. Ajo shprehu krenarinë për përpjekjet e përbashkëta të Shqipërisë dhe SHBA për të forcuar demokracinë, për të ndërtuar partneritet të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe për të fuqizuar lidhjet ekonomike dhe tregtare.

Ambasada kujtoi gjithashtu vizitën e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë gjatë muajit shkurt, si dhe ardhjen e helikopterëve të parë Black Haëk, një arritje e mundësuar me 50 milionë dollarë ndihmë nga SHBA.

Gjithashtu ambasada kujtoi si një moment kyç dhe nderimin që Antony Blinken i bëri Altin Dumanit, si një nga “Kampionët kundër Korrupsionit” për vitin 2024.

“Në mbyllje të vitit 2024, kthehemi pas dhe ripërjetojmë disa nga çastet më të rëndësishme që thelluan partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shikoni këtë video për të rikujtuar ngjarjet kryesore të këtij udhëtimi të përbashkët. Urime për një vit të mbushur me mundësi të reja dhe miqësi të forta,” – thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026