Ngjarja në Pukë, Gjonaj për Euronews Albania: Kërkojnë të marrin pushtetin me armë

6 Maj 2023 | 10:48

Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, pas të shtënave me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pukë.

Ndërsa e ka konsideruar si politike referuar opozitës, ai tha se këto të fundit kërkojnë të vijnë në pushtet me armë.

Ai shtoi se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë ndërsa thekson se do ja lërë në dorë drejtësisë që të merret me çështjen.

“Janë pjesë e një lufte të padrejtë. Kërkojnë të vijnë në pushtet me forcën e armëve. Por ne  kemi një armë tjetër që është arma e zbatimit të ligjit,. Kemi bërë  një punë të lavdërueshëm.  Forcat e tij mbështetëse u konfliktuan me këta të tjerët. Mendoj se janë prova të mjaftueshme. Jam shumë i prekur për këtë që ka ndodhur . Nuk ka ndodhur asnjëherë një gjë e tillë . Megjithatë le të ia lëmë drejtësisë. Përveç Prendit janë identifikuar dhe mbështetësit e tij. Besoj se do të jetë një varg i gjatë i personave që fshihen pas kësaj ngjarje. Gjej rastin me dashamirësinë më të madhe dhe uroj që të  vijoj puna dhe procesi deri në momentin e fundit të numërimit të votave. Duhet t’i bëjmë shërbim popullit. Kushdo që konkurron për zgjedhjet duhet të zbatojë ligjin.

Policia ka shpallur në kërkim 26-vjeçarin Klaudio Prendi, i cili gjatë mesnatës ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga makina.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20,  në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz.

Si pasojë e të shtënave për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026