Ngjela: SPAK ka dështuar, ka presione dhe blerje

25 Tetor 2022 | 14:29

Avokati Spartak Ngjela, është shprehur se SPAK ka dështuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, teksa ka komentuar deklaratën e kreu të SPAK  Arben Kraja, i cili tha pak më parë se ka indicie se ka pasur presione e kërcënime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, u shpreh se ky i fundit duhet t’i thotë me emra.

“Kraja të thotë se kush janë gjyqtarët që janë kërcënuar. Ky është shtet nuk është lëvizje populiste. Ka presione, futi në burg. SPAK po shkon drejt dështimit. Korrupsioni po vazhdon në mënyrë galopante. Nëse SPAK është trembur s’ka vlerë. Arben Kraja nuk dha emër se kush u ka bërë presion, që do të thotë se gënjen- tha ai.

Më tej ai tha se duhet goditur korrupsioni, që sipas tij është në mazhorancë, opozitë dhe në pushtetin lokal.“Duhet goditur korrupsioni, korrupsioni është në sistem, duhet prishur sistemi. Është sistem korrupsioni dhe në këtë moment duhet një forcë shumë e madhe goditje, por kjo mungon. Korrupsioni vazhdon në mazhorancë, në opozitë dhe në pushtetin lokal”- nënvizoi Kraja.

Ngjela theksoi se në SPAK ka presion dhe blerje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024