Ngjela tregon pse iu ndalua Metës pjesëmarrja në Kongresin e PES-së

7 Tetor 2022 | 14:44

Avokati Spartak Ngjela u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta iu ndalua pjesëmarrja në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane, pasi bashkëpunoi me Sali Berishën.

“Fakti është që i thanë, meqë je me Berishën ne nuk të pranojmë. Problemi i Berishës në Perëndim është shumë i madh. Ai nuk hyn dot në perëndim. Do skemë të re PD dhe Saliu duhet t’a lejojë, vetëm kështu mund të vijë në pushtet”, u shpreh Ngjela.

Mesditën e së enjtes qarkulloi në media një e-mail ku pretendohet se Partia Socialiste Europiane, i ka ndaluar Ilir Metës pjesëmarrjen në kongresin që pritet të zhvillohet në Berlin në mes të muajit tetor.

Në media qarkulloi lajmi se Metës i është ndaluar pjesëmarrja për shkak të bashkëpunimit me Sali Berishën.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë së Lirisë, e cila nënvizoi se asgjë nuk është e vërtetë.

Partia e Lirisë tha se në e-mail që pretendohet se ka ardhur përgjigja nga partia europiane, “nuk është çuar në adresën e Partisë së Lirisë, por në adresën [email protected], në email të Ralf Gjonit dhe adresën fake të Monika Kryemadhit, që nuk ekziston.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026