Ngjiti majën më të lartë të Amerikës, alpinisti nga Elbasani: Kisha marrje mendsh
Alpinisti i njohur Arben Shati (AST Elbasani) arriti një sukses të jashtëzakonshëm pak ditë më parë duke ngjitur majën më të lartë të kontinentit Amerikan, Aconcagua, me një lartësi prej 6968 metra mbi nivelin e detit.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tregoi emocionet e ngritjes së flamurit kuqezi në lartësinë qiellore dhe vështirësitë e sfidës për t’u ngjitur në majën më të lartë të Amerikës.
Ai e cilësoi ngritjen e flamurit si sfidën më të bukur të jetës, që siç tregoi e përjeton më shumë kur zbret sërish poshtë.
“U nisëm në datë tre nga parku i Aconcagua dhe në datë 11 arritëm në majë, 3-4 ditët e fundit tentuam majën; kishim dhimbje koke, përgjumje, humbje ekuilibri janë shumë faktorë që ndikojnë kur tenton majën. Është një majë e lartë që nuk ka specifikë teknike. Duhet stërvitje intensive 6 muaj deri në 1 vit që të tentosh të ngjitesh në atë majë. Ne e filluam ngjitjen në 2900 metra, shkuam në 3400 metra, ditën e dytë në 4110 metra dhe zbritën prapë që trupi të reagojë, nga kampi bazë kaluam në 5050 metra, janë momentet e klimatizimit dhe trupi nis të reagojë”, tregoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës