Ngrihet flamuri i BE, Rama: Do të kisha dashur që të ishte prezente dhe opozita
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit të Europës, një ditë pas konferencës së parë ndërqeveritare që u mbajt dje në Bruksel.
Ai u shpreh se do të kishte dashur dhe praninë e opozitës në ceremoni sepse me nisjen e negociatave dhe fryma e bashkëpunimit mes partive politike në vend duhet të ndryshojë.
Rama theksoi se ky hap i rëndësishëm nuk mban vetëm vulën e mazhorancës, por dhe punën e opozitës.
Sidoqoftë, kryeministri u shpreh se opozita ndodhet në një hendek të madh, ku një pjesë janë në kundërshtim me parimet e Bashkimit Europian, ndërsa sipas tij pjesa tjetër ndryshon vetëm sepse nuk janë shpallur si “të padëshiruar” nga partnerët ndërkombëtar.
“Dhe këta të dytët, edhe kur i fton nuk vijnë sepse kanë frikë nga të parët. Kështu që hë për hë do bëjmë siç kemi bërë gjithmonë se gjë tjetër nuk bëjmë dot edhe po të duam” – tha Rama.
Kryeministri gjeti rastin për të falënderuar edhe njëherë partnerët ndërkombëtar, pa të cilët, kjo ditë historike, sipas Ramës, nuk do të ishte e mundur.
Këtë të martë në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut