Nik Gjeloshaj: Shqiptarët në Mal të Zi i favorizojnë vetëm partitë shqiptare
Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka komentuar në një deklaratë për mediat procesin zgjedhor në Mal të Zi, pas votimit.
Ai u shpreh se Kodi Zgjedhor i penalizon dhe shpreson që diçka e tillë të ndryshojë.
Ndërkaq, Gjeloshaj shtoi se është i hapur për koalicion në mënyrë që të formohet shumica qeveritare, por theksoi se vijat e tyre të kuqe janë sa i takon orientimit që duhet të jetë pro amerikan, të jetë me sytë nga BE-ja dhe NATO.
Për Euronews Albania, kryetari i komunës së Tuzit tha se favorizimin shqiptarët në Mal të Zi e kanë marrë përmes partive shqiptare.
“Çdo ligj që ka të bëjë me shqiptarët, çdo investim, janë iniciuar gjithmonë prej partive shqiptare. Mendoj që këto që janë parti të ashtuquajtura qytetare, po gati nuk e kuptoj çfarë do të thotë qytetare se janë parti serbo-malazeze, siç jemi ne shqiptare. Unë i quaj fjetësa. Deri sot rezultati i tyre nuk ka qenë i dukshëm për shqiptarët, mirëpo as angazhimi i tyre nuk ka qenë i dukshëm,” – u shpreh Gjeloshaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta