Nikolla takim me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të Quint-it në OSBE
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, zhvilloi sot një takim pune me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të Quint-it në OSBE: Ambassadorin e Italisë, Stefano Baldi; Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Neil Holland; Ambasadoren e Gjermanisë, Susanne Schütz; Ambasadoren e Francës, Fatène Benhabylès-Foeth; Zëvendësambasadoren e SHBA, Katherine Brucker.
Kryetarja Nikolla nënvizoi se Prezenca e OSBE-se në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një partner i besueshëm, në mbështetje të reformave të thella dhe gjithëpërfshirëse, të cilat kanë nxitur e mbështetur demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik.
Nikolla vlerësoi kontributin dhe arritjet në avancimin e reformës zgjedhore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, trafikimit të qënieve njerëzore dhe ndaj kërcënimeve ndërkombëtare dhe kombëtare të Shqipërisë dhe rajonit. Presidenca e suksesshme e Shqipërisë gjatë vitit 2020 shërbeu si një përvojë për suksesin e mandatit e saj dyvjeçar si anëtare e zgjedhur e KS të OKB.
Kryetarja Nikolla i falenderoi ambasadorët edhe për mbështetjen e Kosovës nga ana e vendeve të tyre si edhe nga misionet e tyre pranë OSBE-së.
Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të Quint-it vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm të Shqipërisë me Prezencën e OSBE-së, arritjet në avancimin dhe thellimin e reformave, duke u fokusuar në punën që po bëhet për reformën zgjedhore dhe zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it, reformën në drejtësi, barazinë gjinore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 13:37 E rëndë në Ksamil, gjendet trupi i pajetë i një peshkatari. Detajet e para (VIDEO)
- 13:27 Çfarë është Mali Kazmë, objekti sekret i Iranit që Trump thotë se SHBA-të do ta sulmojnë shumë shpejt?
- 13:27 Emri i tij përmendej me mijëra herë në dosjet e Epstein, gjendet i vdekur në periferi të Parisit Daniel Siadu
- 13:22 Spanja, vendi me zonat më të mëdha të djegura këtë vit në Evropë
- 13:18 Kryeqyteti i Maltës ‘goditet’ nga ndërprerjet e energjisë elektrike, shkak temperaturat e larta
- 13:18 Tragjedi në brigjet e Mauritanisë, 143 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën pas përmbytjes së një anijeje