Nikolla uron Sulltan Nevruzin: Sot kremtohet ringjallja e shpresës

22 Mars 2023 | 11:20

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar të gjithë besimtarët Bektashinj me rastin e festës së Sulltan Nevruzit

Duke e cilësuar festën si festivalin e gjallërimit të natyrës dhe gëzimit të njerëzve, Nikolla uron të gjithë personat që kremtojnë Sulltan Nevruzin kudo që ndodhen.

“Sulltan Nevruzi, kjo ditë e hareshme, është shndërruar vit pas viti në një festival që përshëndet dhe simbolizon gjallërimin e natyrës dhe të njeriut.

Është festa e besimtarëve bektashinj, por edhe e njerëzve që u bashkohem atyre dhe që  gëzojnë ardhjen e stinës së re, lindjen e ngrohtësisë, ndriçimin e dritës, ringjalljen e shpresës, triumfin e të mirës, forcën e besimit, shpërthimin e gëzimit, lumturinë që rrjedh prej paqes e harmonisë.

Gëzuar të gjithëve që e kremtojnë Sulltan Nevruzin, kudo ku ndodhen!”, shkruan znj. Nikolla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026