Mbesa e Reshat Bardhit rrëfen mrekullitë: Babi po vdiste, e ngriti me 3 këndime

22 Mars 2023 | 09:52

Me rastin e Sulltan Nevruzit, e ftuar në studion e emisionit “Goodmorning Albanians” në Euronews, ishte e ftuar Kimete Qosja, mbesa e Baba Reshat Bardhi, e cila rrëfeu disa nga historitë e mrekullive të bëra prej gjyshit të saj.

Qosja zbuloi se njëra prej mrekullive ishte shpëtimi i babait të saj, Ademit, kur po linte amanetet në shtratin e vdekjes.

Ajo tha se Baba Reshati i këndoi tre herë dhe i ati u çua nga krevati.

“Edhe për ndërrimin e jetës së babit, babain e doja shumë dhe në mëngjes kur po jepte amanetet, marrë babai Reshatin dhe e njoftova. Ai erdhi shumë shpejt për 5 minuta dhe babai ishte shumë rëndë. Ai me tre këndime e ngriti. I këndoi herën e parë, ai nuk u përmend. I këndoi herën e dytë, ai lëvizi dorën dhe i këndoi herën e tretë dhe babai u ngrit. I tha “hajde Adem se do vjelim rrushin të bëjmë rakinë, a të mjaftojnë dhe 10 vite jetë””, tha ajo.

Gjithashtu ajo rrëfeu dhe një episod tjetër kur ishte 18-vjeçe me Baba Reshatin, të cilin po ashtu e cilësoi si mrekulli.

“Ai vërtetë ishte njeri i madh dhe nuk kemi ditur të kërkonim prej atij. Mund të jepte urata nga më të fuqishmet.

Para se të hapej teqeja shkoja në shtëpinë e tij dhe e ndihmoja, pasi ishte vetëm gjyshja. Mbaj mend njëherë që kisha gatuar unë, duhet të kem qenë 18-vjeçe, 50-vite para, baba Reshati ishte aty dhe po pinte një got raki. Të them të drejtën edhe unë e pija rakinë se babai im bënte dhe pasi mbaroi gotën më tha shko mbushe këtë gotën nga dhoma tjetër. Atij nuk I kërkoja dot që të pija dhe unë. Unë vetë aty, isha te dhoma e tij e gjumit dhe thashë nuk po e kthej këtu se më duket sikur më shihnin dhe murret. Nuk e piva as në korridor, as në oborr se mos më shihte nga dritarja. E piva në korridorin e vogël kur po hyja në guzhinë. Kur ia çova ai më tha: “A të pëlqeu?”. Nuk e di nga e kuptoi, se nuk mund të më shihte, kjo për mua ishte një mrekulli”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024