“5 ditë pa ujë”! Berisha: Vlonjatët i përzunë hajdutët nga salla ku festonin
Ka nisur para Kryeministrisë Foltorja e radhës e Partisë Demokratike. Kjo është foltorja e gjashtë që Partia Demokratike ka organizuar që nga mesi i nëntorit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij përgëzoi qytetarët e Vlorës për reagimin ndaj mungesës 5-ditore të ujit të pijshëm ndërsa nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë.
“5 ditë pa ujë ishin. Qytetarët e Vlorës, dje, ia zunë kafshatën e mbrëmjes gala në fyt dhe i përzunë hajdutët nga salla ku festonin. Sot të rinjtë e Vlorës dhe qytetarët mbushën sheshin dhe bëjnë përgjegjëse qeverinë dhe Ramën për situatën e tyre dramatike”, tha Berisha.
Berisha theksoi se kjo ishte foltorja e fundit për këtë vit por shtoi se misionin i opozitës kundër kësaj qeverie do të vijojë.
“Sot e mbyllim protestën tonë për të vijuar vitin tjetër me protesta sërish. Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për t’u ndarë me këtë të keqe sa më shpejt. Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti”, – u shpreh Berisha.
Policia e Tiranës publikoi më herët planin e masave për mbarëvajtjen e tubimit duke lajmëruar kufizim të qarkullimit në disa rrugë nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.
“Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative”, bëri me dije policia.
LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Njoftojnë protestë nesër para Parlamentit
Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht