Nis largimi i emigrantëve pas pushimeve, radhë të gjata në Kakavijë

24 Gusht 2024 | 10:45

Pas përfundimit të pushimeve verore në vendlindje emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, aktualisht kanë nisur kthimin për në shtetin fqinj. Gjatë paradites të së shtunës në Stacionin Kufitar të Kakavijes janë regjistruar radhë pritje kryesisht në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Për të evituar radhët e gjata të pritjes në kufi Policia Kufitare në Kakavije ka çuar në 5 numrin e sporteleve në dalje të tokës shqiptare. Drejtuesit e policisë së Kakavijes kanë kontaktuar me palën greke për të shtuar numrin e sporteleve duke çuar në tre të tillë në hyrje të tokës greke në Kakavijë. Fluksi në dalje në këtë doganë pritet të vazhdojë gjatë gjithë javës në vazhdim0

Gjatë 24 orëve të fundit në Kakavije janë përpunuar 9787 shtetasish në hyrje-dalje, nga të cilët 3777 në hyrje dhe 6010 në dalje.

Ndërkohë hyrje-dalje automjetesh janë regjistruar 3150, ku 1198 janë në hyrje dhe 1952 janë në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026