Nis procesi mësimor në RMV, pas 7 muajsh rifillon shkolla për nxënësit deri në klasën e 3-të
Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë dhe nxënësit e shkollave që kanë marrë leje për mësim fizik në Maqedoninë e Veriut, sot u janë kthyer bankave të shkollës pas më shumë se shtatë muajsh.
Me maska, të habitur dhe të frikësuar nga të panjohurat, kështu dukeshin nxënësit e shkollës fillore “26 korriku” në lagjen Shutkë të Shkupit. Të gjithë të shoqëruar nga prindërit, dhe duke pritur radhën për të hyrë në shkollë.
“Është një sfidë për neve mësimdhënësit. Fëmijët janë në një moshë pak më të vogël dhe po duhet me pas më shumë kujdes sepse ata marrin lapsa, shkëmbejnë gjëra me shokët shoqet, por do të adaptohemi edhe kësisoj. Vetëm jam shumë e lumtur që filluam me punë. Sa do të mundemi do të kontribuojmë për fëmijët tanë. Të gjithë janë të pajisur me maska. Të gjithë i respektojnë rregullat”, thotë Hanife Xhemaili, mësuese.
Nxënësit duket se i kanë marrë me seriozitet rregullat dhe protokollin në kushtet e reja të mësimit pasi që të gjithë ishin të përpiktë në zbatimin e urdhrave të mësuesve për distancë, higjienë dhe maskë.
“Siç po e shihni jemi në shkollë. Dita e parë. Dhe me maska në gojë. I respektojmë rregullat. I bëjmë detyrat siç na thotë mësuesja. Jam i gëzuar dhe që kanë ardhur edhe shokët. Pak, s’është shumë. Mundemi me i respektu rregullat por Koronë ka në të gjithë vendin”, tha një nxënës.
Njëri prej prindërve në shkollën 26 korriku është po ashtu i kënaqur që fëmija i tij shkon në shkollë me prezencë fizike, dhe nuk frikësohet nga infektimi eventual.
“Fëmijët gjithë ditën luajnë së bashku, pa maska pa asgjë. Edhe ashtu janë të rrezikuar. Nuk kam frikë. MA merr mendja se me prezencë fizike është më mirë sepse online është disi e pa kuptimtë, fëmijët nuk mësojnë online aspak”, thotë ai.
Për të mos patur përplasje nxënësit do mësojnë me orar të shkurtuar dhe do jenë në disa turne gjatë ditës. Mësimi sot ka filluar edhe online për të gjithë nxënësit shkollat e të cilëve nuk i kanë plotësuar kushtet për mësim fizik.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona