Nis seanca për zgjedhjen e Presidentit, opozita braktis sallën

4 Qershor 2022 | 18:14

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur rreth orës 18:00 seancën për votimin e Presidentit të ri.

Kandidati Bajram Begaj do të votohet me votim të fshehtë.

Sipas Kushtetutës, Begaj duhet të marrë të paktën 71 vota që të zgjidhet President.

Të pranishëm në sallë janë deputetët e shumicës qeverisëses si dhe një pjesë e opozitës.

Prezent aktualisht janë 26 deputetë të opozitës, përfshirë ata të PD, LSI dhe aleatëve të vegjël.

Në dhomat e Kuvendit është i pranishëm dhe vetë kandidati Begaj.

Pak pas nisjes së seancës, ish-kryeministri Berisha kërkoi fjalën për procedurë por kjo gjë u refuzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kjo solli më pas braktisjen e seancës nga një pjesë e deputetëve të opozitës.

Berisha duke folur jashtë sallës së Kuvendit tha se votimi bëhet në shkelje të Kushtetutës

“Neni 167 të Kushtetutës përcakton se ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet dhe as nuk mund të zgjidhet në detyra të tjera përveç ushtrisë”, tha Berisha.

“Kandidon si President si shef i Shtabit të Përgjithshëm. Akti i dorëheqjes është tërësisht i pavlerë”, shtoi Berisha.

Gjithashtu Berisha tha se edhe dekreti i Presidentit Meta i firmosur jashtë territorit të Shqipërisë nuk është i vlefshëm.

Për këtë pretendim, kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se dekreti i Metës është firmosur në konsullatën e Shqipërisë në Stamboll dhe sipas tij konsiderohet territor i vendit tonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026