English

Nis zhvendosja e automjeteve të parkuara në itinerarin e garës “Giro d’Italia”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në kuadër të masave të ndërmarra nga për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur procesin e zhvendosjes së automjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar, për një kohë të gjatë, në rrugët e njoftuara zyrtarisht si të bllokuara.

- Advertisement -

Automjetet po largohen me karrotrec dhe po dërgohen në një hapësirë të dedikuar, në rrugën e vjetër të Farkës, ku pronarët mund t’i tërheqin pas përfundimit të garës.

Procesi i kontrollit dhe zhvendosjes do të vijojë deri sa të lirohet e gjithë hapësira e itinerarit të garës.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim për zbatimin e këtyre kufizimeve, të cilat do të mundësojnë zhvillimin e garës në kushte optimale sigurie.

Gjithashtu, policia apelon që të shmangen parkimet e gabuara në akset e përfshira në itinerarin e garës.

Policia thekson se mbarëvajtja e garës ndikon pozitivisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në imazhin e vendit.

Nga data 9 deri më 11 maj 2025, gara e çiklizmit “Giro d’Italia”, do të nisë për herë të parë nga vendi ynë, duke shkruar një kapitull të ri në historinë tonë sportive dhe turistike.

Në tre etapa në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Vlorës, 180 çiklistë profesionistë, ndër kampionët më të mëdhenj të botës, do të garojnë në rrugët tona.

Gara starton në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj në orën 13:00 dhe do të vijojë sipas itinerarit të planifikuar, duke përfunduar në Sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00.

Ndryshimet në qarkullimin e automjeteve:

  1. Ndalimi i qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes së aktivitetit madhor “Giro d’Italia Grande Partenza 2025”, gjatë tre tureve të para në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 13:00 deri në 18:00 të datës 09.05.2025, në itinerarin e Etapës së Parë:
  • Rruga “SH3” (nga fshati Gracen deri në rrethrrotullimin TEG);
  • Rrethrrotullimi TEG deri te rrethrrotullimi Sauk;
  • Rruga e Elbasanit, Bulevardi “Bajram Curri”, rruga “Ali Shefqeti”, rruga “Alajdin Frashëri”;
  • Rruga “Rexhekrit”, rruga “SH54” – “Unaza e Madhe”, rruga “Sotir Çaci”;
  • Rruga “Xhanfize Keko”, rruga “Arkitekt Kasemi”, Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

1.1. Devijimi i linjave urbane:

  • Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish-Stacioni i Trenit” pezullohet përkohësisht.
  • Linja Nr. 5/a “Ish-Kombinati i Autotraktorëve – Qendër”, pezullohet përkohësisht.
  • Linja Nr. 8, 9, 10/a, 10/b, 10/c, 11, 13, 15, 16, 16/2, 16/7, 14/11 dhe linjat Tiranë – Baldushk, Petrelë, Farkë, Bërzhitë, Dajt, Shëngjergj, Krrabë, Vrap, pezullohen përkohësisht.

1.2. Ndalimi i qarkullimit të automjeteve:

Nga ora 08:00 deri në 18:00 të datës 09.05.2025, në:

  • Rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”
  • Segmentin pas Pallatit të Kulturës
  • Brenda ish-Gardës së Republikës

1.3. Qarkullimi i mjeteve do të lejohet në:

  • “Unaza e Madhe”, rrugët “Perlat Rexhepi”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, dhe “Ali Demi”.
  1. Ndalimi i qarkullimit më 10.05.2025, nga ora 08:00 deri në 18:00, në itinerarin e Etapës së Dytë:
  • Sheshi “Skënderbej”, rrugët “Urani Pano”, “Ded Gjo Luli”, “Ibrahim Rugova”, “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Bulevardi “Gjergj Fishta”, rruga “Muhamet Gjollesha”, Bulevardi “Bajram Curri”, “Lek Dukagjini”, “Dervish Hima” dhe rruga e “Elbasanit”.

2.1. Devijimi ose pezullimi i linjave urbane:

  • Linjat 1/a, 1/b, 2, 3, 4, 5/a, 5/b, 6, 8, 9, 10/a, 10/b, 10/c, 12, 13, 15, 16 devijohen ose pezullohen sipas specifikimeve.
  • Disa linja do të devijohen te Sheshi “Karl Topia” ose te Fakulteti i Ekonomisë.

2.2. Qarkullimi i mjeteve do të bëhet në:

  • Rrugët “Ibrahim Rugova”, “Perlat Rexhepi”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Dervish Hima”.
  1. Ndalimi i qarkullimit dhe parkimit:

Nga ora 06:00 e datës 09.05.2025 deri në 23:00 të datës 10.05.2025 në:

  • Rrugët brenda ish-Gardës së Republikës, rruga “Abdyl Frashëri”, “Urani Pano”, rruga pas Pallatit të Kulturës
  • Segmenti i Bulevardit “Zogu I”, nga kryqëzimi me rrugën “Dervish Hatixhe” deri në atë me rrugën “Urani Pano”.
  1. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht në të gjitha segmentet e përmendura më sipër.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?