Nisin hetimet për tragjedinë në Serbi, përfundon operacioni i kërkimit, 14 të vdekur
Serbia ka nisur të shtunën hetimet për shembjen e strehës së betonit mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, ku humbën jetën 14 persona.
Mediat serbe kanë raportuar se kërkimi ka përfunduar ndërsa Serbia ka shpallur 2 ditë zie pas tragjedisë.
Në mesin e viktimave që ende nuk janë identifikuar ishte edhe një vajzë shtatë vjeç. Ndërkohë të plagosurit kanë marrë lëndime shumë të rënda për jetën.
“Hetimet do të vërtetojnë kush i ka marrë vendimet dhe kush ka vënë nënshkrimet, kush ka qenë i angazhuar për të kontrolluar cilësinë e punimeve”, ka thënë Ministri i Transportit, Goran Vesiq , për mediat serbe.
Konstruksioni prej betoni dhe çeliku u shemb në një moment kur njerëzit kanë qenë poshtë, disa në stola, disa pranë, pasi aty ka edhe një stacion autobusi. Sipas dëshmitarëve okularë, struktura u shemb për pak sekonda dhe nuk kishte mundësi që njerëzit të shpëtoheshin.
Raportohet se ndërtesa e Stacionit Hekurudhor është rikonstruktuar dy herë në dy vitet e fundit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalimin e tij para qytetarëve tha se kërkon nga autoritetet hetuese që personat përgjegjës për atë që ndodhi të ndiqen penalisht dhe të dënohen rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë