Nisja e sesionit të ri, mbërrijnë në Parlament ambasadorët e huaj. Çfarë pritet
Ditën e sotme do të nisë sesioni i ri Parlamentar pas pushimeve të fundvitit, në një seancë që në rendin e ditës si pikë me rëndësi ka vetëm betimin e ministrit të ri të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe.
Në këtë seancë pritet që të mbajë fjalën e tij edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e ambasadave të huaja.
Të parët që kanë mbërritur në Parlament janë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith dhe ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner.
Në Konferencën e Kryetarëve socialistët të vetëm miratuan kalendarin e punës deri në 8 shkurt për një sërë ligjesh dhe nismash të rëndësishme që nuk mundën të kalojnë gjatë vitit 2023.
Ligji për lojërat e fatit, amnistia penale, pagat e gjyqtarëve kushtetues, por edhe ndryshimet në Kodin Penal janë vetëm disa nga çështjet që janë futur në kalendarin e punës për këto 3 javë.
Por gjithsesi mbetet për t’u parë nëse do të kalojnë në kushtet kur opozita e drejtuar nga Berisha dhe Bardhi, kanë paralajmëruar se aksioni me tymuese në Parlament do të vazhdojë.
Në këtë rinisje të sesionit parlamentar, një vëmendje të veçantë pritet të marrë edhe debati për Reformën Zgjedhore, çështje për të cilën në ditët e fundit kryeministri Rama është përplasur me deklarata me disa nga krerët e opozitës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë