Nisma Thurje regjistrohet në zgjedhje, Shabani: Ata me gangsterë, ne me pedagogë

28 Shkurt 2023 | 11:39

Nisma Thurje është regjistruar këtë të martë, e vetme në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Në një prononcim për media drejtuesi i kësaj force politike, Endri Shabani, tha se qëllimi i Nismës është që të zëvendësojë super-politikanët e korruptuar në Këshillat Bashkiak me qytetarë të zakonshëm.

Shabani shtoi se forcat e tjera janë të rrethuar nga gangsterë dhe biznesmenë, ndërsa subjekti që ai drejton ka inxhinierë dhe pedagogë.

“Kemi parë që Sali Berisha, Ilir Meta, Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë pasur kohë boll që ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Evropa.

Ne duam të çojmë në Këshillat Bashkiak qytetarë të zakonshëm dhe të nxjerrim që aty ata që quhen si superpolitikanë, të cilët po t’i shohësh që janë superhajdutë që kanë ngritur dorën për kundër interesave të qytetit dhe për çdo superpolitikanë që do nxjerrim do fusim njerëz të zakonshëm, superqytetarë që e duan këtë qytet. Njerëz që duan të jetojnë në një vend më të mirë se ky që kemi. Nisma Thurrje krejt ndryshe nga këta që e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre sipas interesave që kanë, ka qëndruar gjithmonë në anën e drejtë të qytetarëve. Jemi ndryshe dhe në përmbajtjen e njerëzve që kemi, nëse këta e kanë rrethuar veten me gangsterë dhe biznesmenë, ne jemi të rrethuar me inxhinierë dhe pdagogë”, tha Shabani.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026