‘Nismë bashkëpunimi’, analisti Berisha: Kosova nuk ka pse t’i druhet ‘Open Balkan’

22 Dhjetor 2021 | 09:48

Analisti politik Ridvan Berisha deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se ‘Open Ballkan’ është një iniciativë që ndan vlera të njëjta me ato të Bashkimit Europian.

Sa i përket hezitimit të qeverisë së Kosovës për t’u bashkuar më këtë nismë, analisti tha se nuk kemi pse të ndruhemi kësaj iniciative bashkëpunimi.

“Në Kosovë të pakta janë zërat e arsyeshëm që kanë reflektim objektiv. Këto zëra kryesisht vijnë nga shoqëria civile, nga politikanë.  Në vitin 2021 ende ne në Kosovë e ri-injektojmë frikën nga diçka që nuk e shohim fare. Pse duhet të ndruhemi nga një platformë rajone e bashkëpunimit, përkatësisht nga Serbia? “, u shpreh ai.

Ai nënvizoi se takimi djeshëm i “Open Balkan” në Shqipëri është komentuar me nota nacionalizmi në Kosovë.

Më tej analisti shtoi po të ishte PDK-ja në qeverisje Kosova pa hezitim se do merrte pjesë në nismën ‘Open Balkan”.

Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, z. Berisha tha se nuk po shënon asnjë lloj përparimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022