“Nismë revolucionare”, Rama e Meloni flasin mbi protokollin italo-shqiptar

13 Nëntor 2025 | 16:15

Në konferencën e përbashkët për mediat, pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni u pyetën lidhur me ecurinë e protokollit për ndërtimin e qendrave të pritjes së emigrantëve në Shqipëri, një marrëveshje që tashmë ka mbushur dy vjet.

Një gazetar italian ngriti pyetjen nëse, për shkak të vonesave dhe mungesës së rezultateve konkrete, Meloni apo Rama ishin penduar për këtë nismë, duke theksuar se fondet mund të ishin përdorur për qëllime të tjera.

Në përgjigje, kryeministrja italiane Meloni theksoi se nisma mbetet “revolucionare” dhe pjesë e një vizioni të ri për menaxhimin e flukseve migratore në Bashkimin Europian.

“E dimë mirë që opozita mendon se kjo nismë nuk ka qenë efikase sepse e dimë qëndrimin e tyre sa i përket menaxhimit të flukseve të migracionit. Në Evropë ekzsiton një grup i cili ka shumicën e shteteve anëtare dhe BE-së që mblidhet për të folur për migracionin përpara çdo takimi të Këshillit Europian dhe nis nga vullneti për të gjetur zgjidhje novatore për trajtimin e fluksit të migracionit.

Rama është dëshmitar i faktit se ka disa vende evropiane që përpiqen të bëjnë vend në të njëjtën nismë dhe protokoll.

Një nismë e këtij lloji është revulocionare. E dimë se pse nuk ka funksionuar protokolli siç duhet. Ai do funksionojë kur të futet në lojë marrëveshja e re për azilin, do studiohen zgjidhje më të mira, por dhe këtu kërkoj një reflektim. Qendrat do të funksionojnë siç duhet të kishin funksionuar që në krye, kemi humbur dy vjet për të arritur te ajo pikë që mendonim në fillim”, tha kryeminsitrja italiane.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama u përgjigj duke theksuar se bashkëpunimi me Italinë është marrëdhënie strategjike që shkon përtej këtij protokolli.

“Nëse nuk jeni penduar ju që bëni të njëjtën pyetje, si mund të pendohem unë që kam bërë 100 gjëra bashkë me kryeministren Meloni? Ky nuk është një projekt që i rri mirë vetëm Shqipërisë, por edhe Italisë. Bashkëpunimi ynë përfshin ekonomi, mbrojtje dhe investime të përbashkëta. Nëse do ta kisha bërë përsëri, do ta bëja 100 herë. Me vendet e tjera, kurrë. Sepse nuk janë Italia,” – u shpreh Rama.

Konferenca për shtyp u zhvillua pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku u diskutuan edhe projekte të tjera ekonomike dhe të sigurisë mes dy vendeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026