Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez: Ishte e pabesueshme

23 Maj 2025 | 18:39

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshme” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte përplasur në kopshtin e tij të përparmë.

Anija mallrash, NCL Salten, kishte ngecur në breg pak para orës 5 të mëngjesit të enjten, pasi kishte hyrë në fjordin e Trondheimit në rrugën e saj drejt qytetit perëndimor të Orkanger.

Një fqinj i habitur e shikoi anijen, e cila po udhëtonte me rreth 16 nyje (afërsisht 30 km/orë), teksa po shkonte drejt e në breg, në kopshtin e Johan Helbergut, duke i shpëtuar për pak shtëpisë së tij.

Helberg , i cili jeton në Byneset, pranë Trondheimit, u zgjua nga fqinji i tij që po i binte ziles së derës. Ai shikoi nga dritarja për të parë harkun e anijes.

“Shkova te dritarja dhe u habita shumë kur pashë një anije të madhe”, i tha Helberg gazetës Guardian. “Më duhej të përkulja qafën për të parë majën e saj. Ishte kaq e pabesueshme”.

Në bordin e anijes së regjistruar në Qipro ndodheshin 16 anëtarë të ekuipazhit, midis tyre norvegjezë, lituanezë, ukrainas dhe rusë. Nuk pati raportime për lëndime ose derdhje nafte. Policia po heton incidentin dhe ka identifikuar një të dyshuar në bordin e anijes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi

Bashkëshortja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Emine Erdogan, ka publikuar foton zyrtare nga takimi me bashkëshortet e liderëve që ndodhen në Turqi në kuadër...
17:43 | 08/07/2026

Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin në Monako dhe gruan e akuzuar për vendosjen e pajisjes shpërthyese, e cila më pas...
17:36 | 08/07/2026

Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse

Dy nxënëse janë plagosur rëndë pasi një 16-vjeçar i sulmoi me thikë në oborrin e një kompleksi shkollor në Schongau, në jugperëndim të Mynihut në...
17:08 | 08/07/2026