Një ditë me afganët në Shëngjin

16 Shkurt 2022 | 19:20

Prej 5 muajsh, afganët të cilët erdhën në Shqipëri vazhdojnë të qëndrojnë në Shëngjin dhe Durrës.

Euronews Albania ishte në një resort në Shëngjin për të parë nga afër jetesën e tyre në këtë ambient.

Ata shprehen të kënaqur nga mikpritja shqiptare, por janë në pritje të vizave për t’u larguar në SHBA ose Kanada.

“Është vendi më miqësor që unë kam parë në jetën time. Kam qenë dhe në vendet fqinje me Afganistanin si ne Indi dhe Pakistan, por kur erdha këtu u ndjeva si në shtëpi”, thotë Nametullah Tawhidi.

Ngjashëm mendon edhe Mirhousein Walizada.

“Këtu është një ambient tepër miqësor, kam takuar shumë njerëz, njerëzit janë të këndshëm, koha po ashtu dhe natyra janë të mrekullueshme”, thotë Walizada.

Rreth 2,400 afganë erdhën në muajin gusht në Shqipëri, 1,500 prej tyre në Shëngjin pjesa tjetër në Durrës. Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, së bashku me Kanadanë u ofruan të strehojnë bashkëpunëtorët afganë të amerikanëve, strehim për një kohë të pacaktuar.

Akomodimi i afganëve në Shqipëri mundësohet nga rreth 12 organizata amerikane për të cilat disa prej afganëve kanë punuar dhe në Afganistan si National Endowment for Democracy, fondacioni Yalda Hakim, NED, Vital Voices etj…

Kanë kaluar 5 muaj dhe deri tani rreth 300 prej tyre janë larguar, shumica janë ende në pritje të daljes së vizave.

Destinacioni final janë SHBA ose Kanada.

Burrat, gratë por dhe fëmijët afgane në Shqipëri gjetën sigurinë, por ata janë peng i kujtimeve të tyre dhe frikës për familjarët në atdhe.

Por deri në momentin e largimit, afganët do shijojnë bregdetin e Shëngjinit, diellin e ngrohtë, duke mësuar çdo ditë e më shumë nga vendi që i hapi dyert.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026