Një gol vendos gjithçka, Skënderbeu mposht minimalisht Partizanin

25 Shkurt 2024 | 19:13

Skënderbeu ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Partizanit, në përballjen e sotme të kampionatit.

Korçarët fituan një penallti në minutën e 36-të, pas një prekje me dorë në zonë të Sembene. Liço i tregua i saktë dhe shënoi.

Ndeshja u shoqërua me trazira të shumta, ku pati përplasje mes tifozerive të të dy ekipeve.

Ultrasit e Skënderbeut në fillimin e pjesës së dytë kanë djegur shallat e ekipit të Partizanit, të cilët i kishin futur në stadium pa filluar ende takimi.

Gjatë gjithë kohës të dyja tifozeritë kanë përdorur fjalor të rëndë ndaj njëra-tjetrës.

Kjo ishte një fitore e rëndësishme për Skënderbeun, të cilët menjëherë pas fitores, nisën festimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026