Një kilometër nga kufiri i Gazës, Euronews raporton nga fronti i luftës në Izrael
Gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu raportoi nga Izraeli, një kilometër në vijë ajrore nga kufiri me Gazën.
Në zonën ku ndodhej Samarxhiu kishte shenja të predhave që ishin hedhur, makinave të shkatërruara e gomave të djegura.
“Ka municione të shumta dhe forca ushtrie. Taka është komplet e djegur, ndërsa automjetet kanë shkrirë nga nxehtësia e predhave. Këtu ka dhe një numër të madh gëzhojash të qëlluara nga ushtria izraelite. Ka dhe predha të kalibrit të madh,” – u shpreh Samarxhiu.

Ai tregoi se të gjitha rrugët janë të bllokuara nga ushtria izraelite e cila ka nisur një ofensivë.
Izraeli parlajmëroi banorët e Gazas këtë të premte të zhvendosen nga veriu në jug, pasi në orët në vijim pritet të nis dhe ofensiva ushtarake e këmbësorisë.
Janë 1.1 milionë banorë të cilët pritet të zhvendosen, teksa përballen me mungesën e energjisë elektrike, karburantit dhe sasi të kufizuara ushqimesh.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia