Një ndër më të kërkuarit në Evropë, arrestohet në Madrid bosi shqiptar i drogës

17 Shtator 2024 | 09:52

Haredin Fejzulla, 58 vjeçari me origjinë shqiptare, i dënuar nga autoritetet belge me 29 vite burg për trafik droge,  është arrestuar në Madrid të hënën, pasi u shpall një vit më parë  nga Europol si një nga njerëzit më të kërkuar në Evropë.

Pas arrestimit, ai u paraqit para Gjykatës Qendrore Hetimore të Gjykatës Kombëtare, e cila tashmë do duhet të vendosë nëse do ta ekstradojë në Belgjikë.

Fillimisht ai është ndaluar nga policia belge në verën e vitit 2013 pasi po udhëtonte me një makinë që trasnportonte kannabis, së bashku me 3 persona të tjerë, ku nga hetimet më pas rezultoi se ata ishin një bandë shqipatre që kishin ngritur dhjetëra platacione me kanabis në kryeqytet dhe në zonat përreth.

Banda e tij kishte gjetur një mënyrë të veçantë për t’i fshehur ato plantacione. Përmes letrave false ata nënshkruanin një kontratë qeraje, e më pas pa dijeninë e pronariot aty ngriheshin plantacione me kanabis.

Haredin Fejzulla ka jetuar në Belgjikë me familjen për mjaft kohë dhe ka qenë  në arrati që prej 22 shtatorit të vitit 2014.

Ai është dënuar në mungesë për trafik narkotikësh dhe si pjesë e një organizate kriminale, si dhe i janë konfiskuar deri më tani 1.365.000 euro.

Me 3 vite burg u dënua edhe djali i tij 31-vjeçar, si ndihmës logjistik dhe roje i plantacioneve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se është përgjegjës për zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në...
16:18 | 04/07/2026

I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

Erjon Llapushi, i dënuar për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku pas ngjarjes së ndodhur në tetor 2021 në një restorant në Labinot të Elbasanit, ka...
15:40 | 04/07/2026

Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani, përfaqësues ligjor i të arrestuarit Niko Qarkaj, se klienti i...
15:14 | 04/07/2026